PALUSHI Ethem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Osmanaj të Kukës, në vitin 1939. Me vendim nr. 190, datë 22 tetor 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë (pjesën e tij), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 27 korrik 1962 dhe u lirua më 2 mars 1971, sipas vendimit nr. 23, datë 2 mars 1971 të Gjykatës Popullore Mirditë. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 91-92.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]