PANAJOTI Anastasia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, më 6 maj 1900. Me vendim nr. 127, datë 25 gusht 1950, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «tentativë kalimit të kufirit» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie (punë të detyruar), humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U arrestua më 25 mars 1950. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 38-39.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]