PANAJOTI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 gusht 1893, në Çatistë të Gjirokastrës. Me vendim nr. 138, 8 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe për «nxitjen që u ka bërë personave për t’u arratisur», dhe e dënoi me 5 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 88-89.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]