PANARITI Dajlan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Inxhinier. Lindi në Korçë, më 1927. Studimet për inxhinieri i kreu në Itali. Gjatë luftës u zgjodh zv/komandant i batalionit «Qamil Panariti» të Vithkuqit. U arrestua më 1947 dhe u dënua me 8 vjet burg për «agjitacion e propagandë». Më 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie. U lirua më 1952. Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]