(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë, më 5 nëntor 1921. Akademinë Ushtarake e kreu në Itali. Gjatë luftës u rreshtua në radhët e Ballit Kombëtar. U arrestua më 1944 si anëtar i Ballit Kombëtar. U dënua me 5 vjet burg, por u lirua më 1947. U arrestua sërish më 1948 dhe u lirua më 1955. Me vendim nr. 27, datë 20 dhjetor 1944, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor si «bashkëpunëtor i aparatit terrorist» të okupatorit dhe e dënoi me 3 vjet burgim (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë sa dënimi. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 148-149.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]