PANGO Stefan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939, në Gjirokastër. Me vendim nr. 41, datë 22 tetor 1963, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në fazën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 84-85.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]