PANO Milo Pano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Himarë, më 10 maj 1901. Me vendim nr. 99, datë 8 maj 1946, Gjykata Ushtarake Vlorë e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe «sabotator i pushtetit» dhe e dënoi me 30 vjet burgim (punë të detyruar), humbjen e të drejtave qytetare e politike për aq kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (pjesën e tij). Në bazë të nenit 51 të Ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 dënimi i është kthyer në 20 vjet privim lirie (punë të detyruar). U arrestua më 10 shkurt 1946. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 129-130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]