(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1 gusht 1927, në Sarandë. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 18, datë 19 nëntor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Saranda në Cërrik (Elbasan), prej 22 majit 1951 deri 31 në dhjetor 1954 (internim), dhe prej 1 janarit 1955 deri më 30 shtator 1991 (dëbim). AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84/1, fl. 75-76.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]