PAPA Aristotel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Dhrovjan të Sarandës. Me vendim nr. 288, 13 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «ka marrë pjesë në një grup armiqësor kundër pushtetit», dhe e dënoi me 7 vjet burg, punë të detyruar dhe heqjen e të drejtës politike për 1 vit kohë. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 56-57; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]