PAPA Diana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 1 janar 1960. Me vendim nr. 103, datë 27 qershor 1984, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e arratisjes e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie, me 5 vjet internim, si dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet kohë. Për «largim nga vendi i internimit» u dënua me 2 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 12 vjet heqje lirie, me 5 vjet internim, si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 253-254.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]