PAPA Llukan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, në vitin 1933. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit për «çështje politike» nga rrethi Vlorë, në fshatin Selenicë të Vlorës, prej datës 25 prill 1966, deri më 9 dhjetor 1968. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 277-278.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]