(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 5 shkurt 1927. U internua për motive politike. Me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Krujë, prej 20 prillit të vitit 1945 deri më 20 prill 1947. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 96-97.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]