PAPA pandi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Meshtar unit. Të dhant për të janë aq të pakta, sa nuk i dimë ende as mbiemrin. Lindi aty rreth vitit 1910. Studimet e larta teologjike i kreu në kuvendin bazilian të Grottaferratës, në afërsi të Romës, ku dhe u shugurua meshtar. Pas kthimit në Shqipëri, shërbeu në rrethinat e Korçës, ku kish famullitar priftin salezian italian, Atë Kasenjerin. U vra në tetor të vitit 1945, rrugës teksa po kthehej në fshatin ku shërbente si famullitar. U gjet me kokë të prerë, të vendsour mbi trup. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. I, Shtëpia Botuese «55», Tiranë 2007, f. 425-426.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]