PAPA Vasil Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, më 18 shtator 1884. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Udhëzimit nr. 2, të Këshillit të Ministrave, datë 4 janar 1992, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të Ushëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes të personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, kur mungojnë dokumentet, në mbledhjen e datës 25 shtator 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vdekjes në luftime për «motive politike» të Vasil Jani Papës në Vlorë, më 17 shtator 1951. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 166-167.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]