PAPADHIMA Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1883, në Sarandë. U arrestua më 17 gusht 1946. Me vendim nr. 115, datë 18 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajor se «ka drejtuar një grup armiqësor kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar, si dhe dhe humbjen e të drejtave politike për 3 vjet kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 6 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 124-125; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]