PAPADHOPULLI Dhimo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 dhjetor 1908. U internua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Krujë, prej 10 dhjetorit të vitit 1945 deri më 10 janar 1947. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 104-105.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]