PAPAJANI Xhorxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 mars 1933. Me vendim nr. 18, 19 qershor 1964, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 4 vjet burg. Me vendim nr. 4, datë 9 prill 1966, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e liroi para kohe, me kusht. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, fl. 104-105.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]