PAPAMIHALI Nisimak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Korçë. Më 7 nëntor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në shtator 1943. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 45-46; Gazeta 55, 1 dhjetor 2014, 23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]