(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1918, në Tropojë. Më 1945, u dënua me 10 vjet burg «si pjesëtar i organizatës Bashkimi Kombëtar». U lirua dhe në prill të vitit 1951 dhe u arratis në Jugosllavi. Po në verën e këtij viti, u kthye në Shqipëri ku ra në përpjekje me forcat e diktaturës në vendin e quajtur Ura e Demushajve, bashkë me Shpend Bushatin [shih]. Me vendim nr. 290, datë 10 qershor 1993, Gjykata e Rrethit të Tropojës vërtetoi faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në korrik të vitit 1951. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 46-47.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]