(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1899, në Dhrovjan të Gjiroakstrës. Me vendim nr. 246, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka sabotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit», «ka hedhur parulla kundër pushtetit, ka bërë takim me të arratisurin Dhimitër Maksuli, nga i cili merrnin udhëzime, ka krijuar grupin e spiunazhit të Dhrovjanit e Leshnicës, ka marrë vendime për shtimin e radhëve, ka marrë lëndë propagandistike nga spiunazhi i Sillogut të Janinës dhe ka dhënë udhëzime për të sabotuar në çdo drejtim. Qëllimi kryesor ka qenë rrëzimi i pushtetit popullor me anë të forcës», ndaj dhe e dënoi me 15 vjet burg, punë të detyrueshme dhe humbjen e të drejtave për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1 , fl. 9-10.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit