PASHAI Faik Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Krasë të Tepelenës, më 3 shkurt 1920. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tepelenë, në rrethin Shkumbin/Kavajë, prej datës 10 maj 1948, deri më 30 janar 1949, për çështje politike për shtetasin Faik Musa Pashain. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 209-210.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]