PASHAJ Hajri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I burgosur politik. Ekzekutuar për pjesmarrëje në revoltën e Spaçit, 1973. Lindi më 1945, në Hekal, Mallakstër. Nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës (pas vdekjes), 4 dhjetor 2015. Më 21 maj 1973, të burgosurit e Spaçit, 500-600 vetë, u ngritën në revoltë kundër regjimit. Ata u grumbulluan në sheshin e burgut dhe tarracat e godinave dhe mbanin fjalime e recitonin poezi kundër regjimit. Ata hodhën parrulla si “Rroftë Shqipëria e Lirë!”, “Ja vdekje ja liri!”, “Ushtria është me ne!” , “Populli është me ne dhe kundër jush!”, “Ju jeni kriminela!”, “Do t’ju djegim si Stalini!”, “Poshtë komunistët!”, “Rroftë Europa e lirë!” etj. Më 22 maj ‘73, të burgosurit ngritën një flamur të kuq me shqiponjën pa yll. Ata u përleshën me forcat e policisë dhe Sigurimit, në fund revolta u shtyp me dhunë. U arrestuan 70 veta, 12 prej të cilëve u gjykuan e dënuan brenda ditës, katër prej tyre me vdekje dhe tetë me 25 vite burg. Vendimi u ekzekutua brenda disa orëve.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]