PASHAJ Neim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dorëz të Tepelenës, më 28 shkurt 1947. Me vendim nr. 8, datë 22 korrik 1966, Gjykata e Qarkut Gjirokastër e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 29, datë 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit Mirditë e deklaroi fajtor për «sabotim» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 4 qershor 1966. U lirua me plotësim kohe më 3 qershor 1987. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 120-121.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]