(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 dhjetor 1891, në fshatin Hekal të Fierit. Me vendim nr. 90, viti 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit» e «kriminel lufte», dhe e dënoi me burg të përjetshëm, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshem e të paluajtshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84 , fl. 124-125.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]