PASHO Feride
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 janar 1943. U internua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Korça në Shtyllas (Fier), prej 19 korrik 1951 deri më 15 shtator 1962. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79 , fl. 76-77.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]