PASHUKU Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mnelë të Shkodrës, në vitin 1915. Me vendim nr. 86, datë 26 maj 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se ka «strehuar dhe furnizuar të arratisurit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U arrestua më 30 janar 1952. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 181.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]