Pastrimi i ujërave të shkarkimeve

Pastrimi i ujërave të shkarkimeve
(Term – Mjedisor)

Pastrimi i ujërave të shkarkimeve
(anglisht: )

✦ Përpunim i ujërave të ndotura industriale e komunale përpara se ato të shkarkohen në lumenj, liqene ose dete, me qëllim që të menjanohet ndotja e mjedisit, si dhe për të veçuar ato lëndë të dobishme që përmbajnë ujërat e shkarkuara. Lëndët e ngurta në gjendje të pezullt largohen me anën e proceseve të dekantimit, filtrimit ose centrifugimit. Lëndët e tretura largohen me anën e trajtimeve kimike siç janë, p.sh. asnjanësimi, këmbimi jonik e procese të tjera. Një mënyrë e efektshme për largimin e lëndëve helmuese me natyrë organike, veçanërisht për ujërat e zeza të shkarkimeve komunale, është oksidimi biokimik i papastërtive. Disa baktere që kultivohen në një llum të posaçëm veprues, janë të afta që të oksidojnë papastërtitë organike të ujit deri në lëndë të padëmshme.

Portali — Mjedisi

[cite]