Pastrimi i ujit të pijshëm

Pastrimi i ujit të pijshëm
(Term – Mjedisor)

Pastrimi i ujit të pijshëm
(anglisht: Drinking water Cleanup)

✦ Trajtim i ujit me qëllim që të menjanohen prej tij mikrobet dhe parazitët patogjenë, si edhe lendët organike që i japin shije dhe erë të keqe. Për këtë qëllim përdoren mënyra mekanike (fundërrimi e filtrimi), kimike (klorimi e ozonimi) dhe fizike (nxehje, rrezatim ultravjollcë). Kur dezinfektimi bëhet me klor, përmbajtja e tij në ujin që del nga stacioni i ujësjellësit duhet të jetë rreth 0,3-0,5 mg/l. Për të hequr shijen dhe erën e keqe të klorit, para klorimit shtohet amoniak, i cili formon me klorin kloramina. Teprica e klorit largohet me gaz sulfuror. Në qoftë se cilësia e ujit natyror nuk i plotëson kërkesat higjieniko-sanitare për sa u takon lëndëve të pezullta, fortësisë etj., atëherë ai pastrohet më parë në mënyrat e zakonshme të pastrimit të ujit teknologjik.

Portali — Mjedisi

[cite]