PAVLI Kozma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vuno, në vitin 1909. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për «motive politike», komisioni i ngritur për këtë qëllim në mbledhjen e datës 30 mars 1994 vendosi njohjen e faktit juridik të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Kozma Spiro Pavli, nga data 11 janar 1947, deri më 31 gusht 1948, duke u bazuar edhe në vendimin nr. 151, datë 24 prill 1947 të Gjykatës Ushtarake Tiranë. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 40-41.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]