PAZARI Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 17 qershor 1864. Me datë 17 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se ka «bërë pjesë në një grup kundërshtar» në Teqen e Ali Sheh Pazarit, në të cilën ka «kryer aktivitet për rrëzimin e pushtetit popullor» dhe për këtë, kjo Gjykatë e dënoi me 3 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 94-95.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]