(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 20 qershor 1901, në Gjirokastër. Me vendim nr. 163, datë 14 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare politike për 5 vjet kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 64-65; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]