(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Pjesëtar i Ballit Kombëtar. Lindi më 31 dhjetor 1913. U vra nga partizanët, më 14 shtator të vitit 1943, në fshatin Stengopull të Lunxhërisë, bashkë me të dërguarin e KQ të Ballit Kombëtar, Rukmedin Dinon [shih], Safet Tosunin [shih] e Ramiz Lilen [shih]: «Të katër këta… i lidhën në trungje pemësh me litarë, [dhe] i masakruan duke u ngulur thika në trup në sy të fshatarëve, mandej i pushkatuan.» Tomor Aliko, Fundi udhës së gjatë, f. 19, cituar sipas Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri: 1943-1945, vëllimi I, ISKK, Tiranë 2015, f. 173; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 24-25; Gazeta 55, 18 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit