PECI Gaqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i atdhetarit Sotir Peci. Lindi në Korçë, më 1920. Kreu Liceun e Korçës, pastaj studimet e larta në Institutin Pedagogjik në Tiranë. Punoi si mësues i gjuhës frënge deri në ditën e arrestimit, më 1976. Më 10 qershor 1977, me vendim nr. 118, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua në vitin 1982. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 131-132.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]