PEKA Shaqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Kukës. Me vendim nr. 6, datë 27 korrik 1975, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «sabotim, duke synuar minimin e ekonomisë bujqësore, për të dobësuar pushtetin popullor», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100, fl. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]