PENEZI (prishta) Qemal

PENEZI (prishta) Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Më 22 shtator 1946, me vendim nr. 155, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me okupatorët e Ballin Kombëtar dhe luftë kundër ushtrisë Na.Çl.», dhe e dënoi me 30 vjet burg. Në 1947, u arratis nga burgu dhe u largua jashtë shtetit. I ati, Nuredin Penezi, u internua në periudhën 4 prill 1947-4 prill 1948. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 102, fl. 224.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]