(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Moskë, më 13 prill 1932. Me vendim nr. 2, datë 22 janar 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtore për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Për «nxjerrjen e sekretit shtetëror» e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 18 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 14 maj 1975, që është edhe data e arrestimit. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 94-95.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]