PEPA Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Lushnjë. Më 18 maj 1963, me vendim nr. 26, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash jashtë shtetit», dhe e dënoi me 1 vit burg. Më 1 tetor 1964, me vendim nr. 125, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash jashtë shtetit», dhe e dënoi me 1 vit burg. Më 24 nëntor 1967, me vendim nr. 153, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 102, fl. 258-259

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]