PEPA Lina Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shalë të Shkodrës, më 30 prill 1895. Me vendim nr. 41, datë 18 mars 1953, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diverstantët» dhe e dënoi me 10 vjet burgim, heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (pjesën e saj). F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 122-123.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]