PEPAJ Gjelina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kushë të Hotit, më 1 qershor 1955. Me vendim nr. 391, datë 20 prill 1992, Ministria e Rendit Publik vërteton se shtetesja Gjelina Gjekë Pepaj lindur në fshatin Hot të Shkodrës, ka qenë e internuar për «motive politike» me vendim nr. 7, datë 8 korrik 1960 të Komisionit Qendror të Internim/Dëbimeve për 5 vjet kohë. Ka filluar vuajtjen e internimit nga data 8 korrik 1960 dhe është liruar më 7 shtator 1965. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 189-190.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]