PEPAJ Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 23 mars 1932. Me vendim nr. 167, datë 29 tetor 1961, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]