PEPOSHI Avdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Lusën-Bicaj të Kukësit. U arrestua më 29 gusht 1954. Me vendim nr. 93, datë 17 dhjetor 1954, Gjykata Ushtarake Territoriale e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg. U lirua më 26 qershor të vitit 1963. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 82-83.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]