PEPOSHI Xhelal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 24 prill 1943. Me vendim nr. 153, datë 29 shtator 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tij, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U lirua nga burgu më 16 korrik 1973 me plotësim kohe. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 278-279.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]