PEQINI Sulejman Beqir

PEQINI Sulejman Beqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 mars të vitit 1915, në Domen në Kavajë. Me vendim nr. 430, datë 28 shkurt 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «strehues e furnizues kriminelësh», dhe e dënoi me 7 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës për 2 vjet kohë. Më 1948, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 98-99; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 50-51; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]