Përditësim – Fjalori i gjuhës italiane

Edhe pse serveri po na e heq trurin dhe interneti është copë-copë… ne i lëmë justifikimet mënjanë dhe vazhdojmë punën, pasi sapo realizuam me sukses fazën e dytë të të projektit të fjalorit të gjuhës italiane.

Tashmë fjalori italisht shqip ka rreth 7200 shqiptime, pas një pune intensive të grumbullimit të materjaleve, u hasën vërshtirësi të mëdha gjatë ngritjes së tyre online. Pra praktikisht janë shtuar të gjitha shqiptimet e fjalëve. Nëse hasni ndonjë gabim në përkthim apo në shqiptim, ndonjë mangësi te fjalori, ju lutemi të na kontaktoni. Është me të vërtetë një arritje e madhe jo vetëm për SHQIPOPEDIAN por për komplet internetin shqiptar.

Urime stafit të Shqipopedias për punën, sakrificat dhe vizionin e saj.
Por projektet nuk mbarojnë këtu, ky është vetëm fillimi…
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Përditësim – Fjalori i gjuhës italiane" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/perditesim-fjalori-i-gjuhes-italiane