(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1947, në fshatin Cerckë të Kolonjës. U dëbua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Erseka në Gradishtë (Lushnjë), prej 25 prillit të vitit 1961 deri në 1972. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 78, fl. 53-54.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]