PERONA Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në fshatin Sul të Devollit. U arrestua më 8 prill 1946. Me vendim nr. 202, datë 3 gusht 1946, u deklarua «sabotator i pushtetit», dhe u dënua me 2 vjet burg. Me vendim nr. 15, datë 19 maj 1962, u deklarua fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe u dënua me 7 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]