PERONA Sherife
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 23 dhjetor 1930. U internua për motive politike. Me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Devolli në Kamëz, prej gushtit të vitit 1950 deri në tetor 1953. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 54-55.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]