(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Bashkëshortja e gjeneral Prenk Pervizit [shih]. Lindi më 1 janar të vitit 1900, në Rrëshen, në familjen e bajraktarëve të Kthellës. Më 1918 u martua me Prenk Pervizin, me të cilin pati tre djem: Valentinin [shih], Gencin [shih] dhe Lekën [shih]. Famlija jetoi në Krujë e Tiranë. Nga vitit 1929 gjer më 1934 e ndoqi të shoqin në Paris, Firence e Torino, ku ai kreu shkollën e Shtatmadhorisë. Në maj të vitit 1945 u internua bashkë me të ëmën e të shoqit, Mrikën [shih], në Lezhë, Berat e Tepelenë. Më vonë u transferua në Plug të Lushnjës, kurse më 1955 në Radostinë të Fierit e në Kuç të Vlorës. Më 1957 u bashkua me të birin, Gencin, që sapo qe liruar nga burgu, në Savër e Gradishtë. Vdiq më 15 prill të vitit 1977, në Plug të Lushnjës, pas një operacioni të rëndë. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 142- 143.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit