(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Podgorie të Korçës. Më 16 mars 1949, me vendim nr. 18, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «arratisje dhe luftim kundër lëvizjes Na. Çl.», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave. Më 18 prill 1957, me vendim nr. 101, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtave. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 99-100.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]