PESHKU Demir Jaho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Peshk, në vitin 1905. Me vendim nr. 52, datë 6 maj 1946, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në rradhët e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave civile e politike. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 170-171.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]